Reagon edhe Mimoza Kusari: Këtë test jetik e ka drejtësia vendore pas raportit për Deharin

Aktuale

Reagon edhe Mimoza Kusari: Këtë test jetik e ka drejtësia vendore pas raportit për Deharin

Nga: A.ZH Më: 24 tetor 2019 Në ora: 17:05
Mimoza Kusari-Lila

Pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit, ka reaguar edhe kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se raporti i ekspertizës zvicerane hodhi pak dritë mbi të vërtetën e vdekjes së Astrit Deharit.

Sipas saj, drejtësia vendore, e ka testin jetik të ndriçojë të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen e Astritit dhe gjithë zingjirin komandues e përgjegjës për këtë vdekje, përcjell Bota sot.

Postimi i Kusari-Lilës:

Raporti i ekspertizës zvicerane hodhi pak dritë mbi të vërtetën e vdekjes së Astrit Deharit deri sa ishte në mbajtje të drejtësisë Kosovare.

Drejtësia Kosovare tash e ka testin jetik të ndriqojë të gjitha rrethanat të cilat quan në vdekjen e Astritit dhe gjithë zingjirin komandues e përgjegjës për këtë vdekje.

Institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë se kanë potencial të sjellin #DrejtësiPërAstritin dhe tërë familjen e tij, ndërsa qytetarët e Republikës duhet të marrin konfirmimin se Drejtësia në Kosovë ende ka shpresë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat