Shoku i ngushtë tregon se çfarë i tha Astrit Dehari kur e takoi për herë të fundit

Aktuale

Shoku i ngushtë tregon se çfarë i tha Astrit Dehari kur e takoi për herë të fundit

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 18:38
Astrit Dehari

Ditën e enjte doli raporti zviceran mbi vdekjen e Astrit Deharit. Ky raport, e përjashton mundësinë që Astriti ta ketë vrarë veten dhe lë të hapura dyshimet se ai mund edhe të jetë vrarë.

Për të biseduar për këtë çështje, i ftuar në Frontal, ishte shoku i Astrit Deharit, Atdhe Arifi, i cili u arrestua së bashku me Deharin, nën dyshimin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Arifi tha se për herë të fundit Astrit Deharin, e pa me 1 shtator 2016  kur po na transportonin nga Stacioni Policor në Prishtinë. Ai tregoi se e pyeti Astritin se ku po e dërgojnë, kurse ky i fundit, e nxori kokën nga kombi dhe i tha se për në Prizren.

“Ditën e fundit e ka takuar me 1 shtator, në kombit e transportit për burgje. Ma bëri, tha ku po të dërgojnë ty, i thashë në Pejë. Pastaj e pyeta se ku po të dërgojnë ty?  Astriti e nxori kokën nga kombi, e tha mua në Prizren. Kjo është hera e fundit që e kam takuar e që kam biseduar me Astrit Deharin.” deklaroi Arifi.

Tutje, ai ka treguar për momentin kur e morri lajmin për vdekjen e Deharit.

“Unë isha në burgun e Lipjanit. E morra vesh nga lajmet e TV 21, pastaj u ndal rryma. Erdhën gardianët më thanë që kemi probleme, iu thashë jo, na i keni vrarë Astritin. Ata me kanë thënë, mos bëj vetëvrasje edhe ti sikur Astriti.” , deklaroi Arifi në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat