Eksperti amerikan ka një pyetje për Lumezin, tregon kush duhet ta hetojë çështjen e Deharit

Aktuale

Eksperti amerikan ka një pyetje për Lumezin, tregon kush duhet ta hetojë çështjen e Deharit

Nga: A.ZH Më: 24 tetor 2019 Në ora: 21:30
Aleksandër Lumezi

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar pas publikimit të raportit të ekspertizës nga Instituti zviceran për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit.

Ben-Meir, ka thënë se familja Dehari, duhet të kërkojë hetim ndërkombëtar pas raportit të Zvicrës.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë aktual në Kosovë, nuk janë të besueshëm për t’u marrë me këtë çështje, përcjell Bota sot.

“Familja Dehari duhet të kërkojë hetim ndërkombëtar pas raportit të Zvicrës. Nëse sistemi aktual juridik u përpoq të mbulojë tërë çështjen, atëherë ata nuk janë të besueshëm për t'u marrë me këtë çështje”, ka deklaruar profesori amerikan.

Ai ka pyetur prokurorin e shtetit Aleksandër Lumezin, se pse do të rihapen hetimet, vetëm se autoritetet zvicerane vërtetuan se Dehari nuk bëri vetëvrasje. Raporti sipas Ben-Meir, i hedh poshtë pohimet e mëparshme të Lumezit.

“Z. Lumezi pse do të kërkoni tani të rihapni hetimet vetëm sepse autoritetet zvicerane vërtetuan se Dehari nuk bëri vetëvrasje? Raporti gjithashtu duket se kundërshton pohimet tuaja të mëparshme”, ka thënë më tej Alon Ben-Meir.

Sipas ekspertit amerikan, rasti i Deharit duhet të hetohet nga prokurorët ndërkombëtarë.

“Fatkeqësisht sistemi juridik i Kosovës nuk është i besueshëm. Ky rast duhet të hetohet nga prokurorët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Ben-Meir./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat