Arbana Xharra: Ja kush mund ta zbulojë vrasjen e Astrit Deharit

Aktuale

Arbana Xharra: Ja kush mund ta zbulojë vrasjen e Astrit Deharit

Nga: A.ZH Më: 24 tetor 2019 Në ora: 21:35
Arbana Xharra

Pas publikimit të raportit të ekspertizës nga Instituti zviceran për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit, ka reaguar edhe gazetarja Arbana Xharra.

Ajo ka pyetur se si mund të kërkohet përgjegjësi prej të dyshuarve që janë të përfshirë në këtë krim.

Xharra ka propozuar që në zbulimin e kësaj vrasjeje, të përfshihet edhe FBI, përcjell Bota sot.

Postimi i Xharrës në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Tash po kerkohet pergjegjesi prej Shtetit qe po dyshohet se e ka vra Astrit Deharin. Nese u desht raport i eksperteve zviceran qe te bie poshte mundesia e vetevrasjes, kush prej autoriteteve vendore ka me e zbulu kush e vrau, e ne cfare rrethana Astritin? Qysh mujim me kerku pergjegjesi prej te dyshuarve qe jane te perfshire ne kete krim? Duhet te u dergohet ftese FBI-se qe te perfshihet ne zbulimin e kesaj vrasje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat