Babai i Astrit thotë se djali i tij vazhdimisht kërcënohej ta pranonte veprën për të cilën akuzohej

Aktuale

Babai i Astrit thotë se djali i tij vazhdimisht kërcënohej ta pranonte veprën për të cilën akuzohej

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 21:36
Avni Dehari

Babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avni Dehari, ka thënë se Astrit Deharin vazhdimisht e kërcënuar që ta pranojë veprën për të cilën është akuzuar.

“Astriti ka deklaruar se natën po e marrin në pyetje, po e nxjerrin nga burgu. E kanë kërcënuar se do ta dërgojnë në Kumanovë. Vazhdimisht disa persona brenda burgut e kanë kërcënuar që ta pranonte veprën për të cilën akuzohej”, është shprehur babai i Astrit Deharit ne T7.

Përveç Astrit Deharit, edhe të akuzuarit tjerë janë kërcënuar.

“Të gjithë të akuzuarit janë kërcënuar. Atdhe Arifit i kanë thënë, ke kujdes mos vepro edhe ti si Astriti që të bësh vetëvrasje”, shtoi babai i Astrit Deharit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat