Bardhyl Mahmuti tregon gabimet e përkthimit të ekspertizës për Deharin

Aktuale

Bardhyl Mahmuti tregon gabimet e përkthimit të ekspertizës për Deharin

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 22:34
Bardhyl Mahmuti dhe familja Dehari

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti, është lidhur direkt në emisionin Pressing, ku familja Dehari së bashku me Tomë Gashin po tregon faktet e vrasjes së Astrit Deharit.

Mahmuti si njohës i gjuhës frënge ka treguar gabimet në përkthim të ekspertizës nga instituti mjekësor në Lozanë të Zvicrës, nga ana e prokurorisë në rastin Dehari.

“Duhet të përmendet se i pranishëm ka qenë edhe një person i tretë, thuhet në raport. Është përkthyer se mund të merret parasysh se ekziston mundësia që të jetë i pranishëm edhe një person i tretë. Kjo ndryshon gjithçka”, ka thënë Mahmuti.

“Pastaj në gjuhën frënge thuhet qartë se prej analizave ekziston edhe ADN e huaj. Në përkthim thuhet se ADN e huaj mund të ekzistoj. Kjo është bërë në mënyrë që të fshihet krimi më i madh i pasluftës. Këtu kemi të bëjmë me të dhëna shumë të rëndësishme. Duke thënë objektivisht se personi i tretë është i pranishëm raporti e vërteton këtë. Të thuash që ka pasur pak ose aspak ADN është e pavërtetë. Kjo vërteton se ekspertët neutral kanë bërë një hetim të shkëlqyer”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat