Me ndihmën e FBI-së amerikane do të zbulohet e vërteta e Astrit Deharit

Aktuale

Me ndihmën e FBI-së amerikane do të zbulohet e vërteta e Astrit Deharit

Nga: N.Sh Më: 25 tetor 2019 Në ora: 13:13
Astrit Dehari

Pas raportit të ekspertizës së Institutit zviceran ku tregoi qartë se Astrit Dehari nuk ka kryer vetëvrasje, përkthimi në gjuhet shqipe i këtij raporti mund të shkaktojë vetëm huti dhe turbulenca mendon njohësi i çështjeve juridike dhe profesori Vigan Qorrolli.

Sipas tij, roli qenësor këtu është se çka ka thënë mjekësia ligjore nga Llozana, e që sipas tij, kjo është se Dehari nuk ka kryer vetëvrasje dhe kjo thotë se provohet përmes argumentimin shkencor ku edhe dyshohet përfshirja e një personi tjetër në marrjen e jetës së tij.

Sipas profesorit këtë do ta vërtetoj hetimi i ri që kryhet nga prokurorët kompetent me ndihmën e FBI-së amerikane.

Postimi i plotë:

Per procesin hetimor dhe kredibilitetin e tij ne rastin Dehari — nuk ka asnje rendesi perkthimi i ekspertizes zviceriane ne gjuhen shqipe. Ajo mund te shkaktoje vetem huti dhe turbulenca per laiket dhe adhuruesit e portaleve.

Rol qenesor ketu luan ajo çka thone mjeko-ligjoret nga Llozana, e kjo eshte:

Astrit Dehari nuk ka kryer vetvrasje — dhe kjo provohet permes argumentimit shkencor, me çka dyshohet perfshirja e nje personi tjeter ne marrjen e jetes se tij.

Kete do ta vertetoje hetimi i ri qe kryhet nga prokuroret kompetent me ndihmen e FBI’se amerikane.

I rendesise fundamentale eshte fakti qe Astriti [dyshohet ne menyre te bazuar) eshte VRARE — dhe jo VETVRARE [dyshimi i arsyeshem paraprak].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat