Kjo ishte arsyeja pse Dhurata Hoxhaj kërcënoi Tomë Gashin

Aktuale

Kjo ishte arsyeja pse Dhurata Hoxhaj kërcënoi Tomë Gashin

Nga: N.Sh Më: 25 tetor 2019 Në ora: 13:50
Tomë Gashi dhe Dhurata Hoxhaj

Edhe pse po bëhen tre vjet nga vdekja e Astrit Deharit akoma institucionet e Kosovës nuk e kanë zbuluar se kush ishte urdhërdhënësi dhe vrasësi i tij.

Tre vjet kaluar si në mjegull, kur institucionet e Kosovës, nuk i pranuan rezultatet e raportit të mjekëve ligjorë Besim Ymaj dhe Besim Latifajt.

Pas publikimit të këtij raporti, Xhelal Sveçla nga Lëvizja vetëvendosje thotë se u kërcënuar mjekët por edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi nga ish-ministrja Dhurata Hoxhaj.

“Tash nuk pres që edhe Instituti i Lozanës të hetohet e damkoset, jo vetëm se janë niveli më i lartë shkencorë në këtë fushë, por edhe se vrasësit e Astritit tashmë janë tepër të dobët e të vegjël. Janë hija e tyre”, shkruan Sveçla në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se duhet të zbulohen jo vetëm vrasësit dhe urdhërdhënësit e vrasjes së Astritit por edhe të zbulohen detajet e vogla të konspiracionit dhe vrasjes dhe të ndëshkohen të gjithë ata që luftuan të vërtetën.

Postimi i plotë:

Duke njohur Astritin, e poashtu duke njohur sistemin, duke parë nga afër faktet e para, prej fillimit nuk kishte asnjë dyshim se Astriti ishte vrarë.

Duke ardhur të dhëna tjera, duke u vërtetuar ky fakt.

Kjo u konfirmua edhe me raportin e autopsisë së mjekëve ligjorë, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj.

Ky raport jo vetëm se nuk u pranua por u luftua nga zyrtarët më të lartë të shtetit. Për më keq përpiluesit e raportit por edhe avokati i familjes, Tom Gashi u kërcënuan nga atëherë ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha dhe u hetuan nga kryeprokuroria e Kosovës. Tash nuk pres që edhe Instituti i Lozanës të hetohet e damkoset, jo vetëm se janë niveli më i lartë shkencorë në këtë fushë, por edhe se vrasësit e Astritit tashmë janë tepër të dobët e të vegjël. Janë hija e tyre.

Jo vetëm se duhet zbulu vrasësit e Astritit dhe urdhërdhënësit e tyre por duhet zbulu deri në detajet më të vogla konspiracioni pas vrasjes dhe ndëshku të gjithë ata që luftuan të vërtetën gjatë këtyre 3 viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat