Takimi maratonik Kurti - Rama, detajet

Aktuale

Takimi maratonik Kurti - Rama, detajet

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 16:27
Foto nga takimi

(E plotësuar) - Janë bërë gati tre orë që kur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është në takim në Kryeministri të Shqipërisë me kryeministrin Edi Rama.

Takimi ka filluar rreth orës 18:20 dhe ende nuk ka ndonjë deklaratë nga pretendenti për shef ekzekutivit në Kosovë, Albin Kurti, e as nga kryeministri Rama.

Takimi Kurti-Rama vjen pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, ku partia e Kurtit doli e para, i cili përveç në Prishtinë, fitoren e ka festuar edhe në Tiranë.

Image

Para objektit të Kryeministrisë janë duke pritur shumë mediat nga Tirana dhe Prishtina.

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po zhvillon sonte takim informal me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Siç udhëtoi edhe herën e kaluar, kur shkoi në Tiranë për të festuar fitoren e Vetëvendosjes, Albin Kurti, raportohet se arriti në Kryeministrinë e Shqipërisë pa eskortë.

”Nuk erdhi me eskortë, i shoqëruar nga automjete”.

”Doli shefi i protokollit në Presidencë dhe e priti dhe tashmë është futur në Kryeministri për një takim informal me Kryeministrin Edi Rama”, citon media shqiptare gazetarin e tyre.

***

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në mbrëmjen e sotme është takuar në Kryeministrinë shqiptare me Edi Ramën.

Kurti është parë në mbrëmjen e sotme duke hyrë në Kryeministrinë shqiptare.

Kurti gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Tiranë, për të marrë pjesë në një konferencë, ku do të takohet edhe me kryeministrin Rama.

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka konfirmuar se do të udhëtojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare.

Aty, Kurti ka konfirmuar se do të takohet me Edi Ramën.

“Do të udhëtoj në Tiranë ku do të marrë pjesë në një konferencë që do të mbahet këtë vikend, në të njëjtën kohë do të takohem edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, ka thënë Kurti.

Ai nuk ka treguar se cila do të jetë tema e takimit ndërmjet tij dhe Ramës.

Këto komente kandidati për kryeministër nga VV-ja, i bëri gjatë vizitës në panairin “Agrokos” në Sallën 1 Tetori në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat