A ju kujtohet pamja trishtuese e Dhurata Hoxhës, duke i hëngër thonjtë, ja pamjet

Aktuale

A ju kujtohet pamja trishtuese e Dhurata Hoxhës, duke i hëngër thonjtë, ja pamjet

Nga: N.Sh Më: 25 tetor 2019 Në ora: 18:08
Dhurata Hoxha

Pas vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje ishte gjithmonë e më e ashpër ndaj PDK-së dhe Ministres së Drejtësisë së asaj kohe, Dhurata Hoxhës.

Në interpelancës e thirrur asaj kohe, rreth vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, kishin ndodhur shumë ngjarje të papritura, akuza, tensione e gati edhe përleshje fizike, shkruan gazeta “Bota sot”.

Gjithçka nisi ministrja Dhurata Hoxha që në atë kohë udhëhiqte dikasterin e Drejtësisë, e që akuzohet si përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit në burg.

Në fjalimin e saj akuzoi Vetëvendosjen se vetë ata e kanë çuar në ‘vetëvrasje’ Deharin, madje ua përmendi edhe Rusinë.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje kërkonte shkarkimin e saj.

Por teksa deputetët debatonin, Hoxha është kapur në pozita aspak të lakmueshme. Shihet se është përballur me një stres të lartë, aq sa i kafshonte edhe thonjtë e pastaj i hidhte në tokë.

Mimikat e fytyrës së saj tregojnë se ministrja donte të ‘shpërthente’ në ato momente.

Kujtojmë që po në atë seancë, deputetët e VV-së nuk e lejuan të fliste ministren, kështu duke brohoritur e goditur tavolinat para vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat