Detaji rrëqethës që e dha përkthyesi i ekspertizës së vdekjes së Astrit Deharit

Aktuale

Detaji rrëqethës që e dha përkthyesi i ekspertizës së vdekjes së Astrit Deharit

Nga: N.Sh Më: 25 tetor 2019 Në ora: 19:17
Astrit Dehari

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka thotë se përkthyesi i ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit ka dhënë një detaj rrëqethës.

Zeka thotë se Prokuroria e shtetit është e vendosur të punoj për mafi dhe jo për drejtësi, kjo pasi përkthyesi ka thënë se me biber i ka përkthyer konkluzionet e raportit zviceran.

Sipas Zekës, një prokurori profesionale nuk do ta bënte një gjë të tillë, por së pari do të dorëzonte raportin origjinal tek avokati, familja e Astriti e pastaj një kopje do t’i dorëzohen qendres.

Ja shkrimi i plotë:

Perkthyesi Ismaili ka dhene nje detaj rrenqethes

Prokuroria e korruptuar e shtetit, e vendosur qe te punoje per mafi e jo per drejtesi, i ka derguar perkthyesit me viber “konkluzionet e raportit zvicerjan per Atrit Deharin”!

Nje prokurori profesionale nuk do ta bente kurr nje gje te tille. Prokuroria do duhej e para ta dorezonte origjinalin tek avokati, tek famileja, dhe nje kopje t i dorezohej qendres.

E dyta, perkthyesi do te duhej te vinte ne zyrat e prokurorise dhe ta perkthente brenda zyres, ne prezencen e prokurorit dhe avokatit.

Mendoni, konkluzionet dergohen permes viberit?!!!

Shtet se jo mahi. Uffot e kishin ba ma mire...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat