Tomë Gashi shfryhet mbi zyrtarët shtetëror, tregon fakte të reja rreth vrasjes së Astrit Deharit

Aktuale

Tomë Gashi shfryhet mbi zyrtarët shtetëror, tregon fakte të reja rreth vrasjes së Astrit Deharit

Nga: D.RR Më: 27 tetor 2019 Në ora: 14:46
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, si përfaqësues juridik i familjes Dehari, ku tash tri vite ka marrë përsipër rastin e vdekjes në burg të Astrit Deharit, ka thënë se që nga dita e vrasjes, e ka thënë me mijëra herë se trupi i Astritit vërteton vrasjen.

Ai thotë se mbi 460.000 faqe e kanë publikuar atë dh më shumë se 50 milionë persona e kanë lexuar se Astrit Dehari është vrarë, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka publikuar një intervistë të tij të datës 16 dhjetor 2016, ku me fakte shkencore nga ekspertiza e ekspertëve të pavarur dhe si përgjigje ndaj mohimit të vrasjes nga ana e zyrtarëve shtetëror, ku Gashi thotë se me shpirtin e tyre të zi e mohonin atë që e dinin me mirë se ai vet.

Postimi i plotë i Gashit:

Që nga dita e vrasjës më 05.nëntor 2016 e kam thënë me mijëra herë se trupi i ASTRITI DEHARIT e vërteton vrasjen. Janë mbi 460.000 faqe që e kanë publikuar këtë. Dhe janë më shumë se 50.000.0000 / pesëdhjetë milon/persona që e kanë lexuar këtë se ASTRIT DEHARI është vrarë. Por u desht me prit 3 vite që edhe vrasësit të binden''se e kanë vra ASTRITIN. Kjo është një nga konferencat e para me 16. dhjetor 2016 ku me fakte shkencore nga ekspertiza e experteve të pavarur, dhe si pergjigje ndaj mohimit të vrasjës nga ana e zyrtarëve shtetëror, të cilët me shpirtin e tyre të zi e mohonin atë që e dinin me mirë se une.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat