A do të vijnë në Prishtinë ekspertët e Zvicrës që pëgatiten raportin për Astrit Deharit?

Aktuale

A do të vijnë në Prishtinë ekspertët e Zvicrës që pëgatiten raportin për Astrit Deharit?

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 20:45
Astrit Dehari

Mediat kanë raportuar se ekspertët që kanë punuar në raportin e përgatitur në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë, këtë javë do të vijnë në Kosovë për të sqaruar më shumë rreth ekspertizës mbi vdekjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, në Kosovë u bë i njohur pasi kreu ekspertizën për vdekjen e Astrit Deharit, që vdiq në Qendren e Paraburgimit në Prizren, më 6 nëntor 2016.

Nga ky institut refuzojnë të tregojnë nëse ekspertët që punuan në raportin mbi vdekjen e Deharit – që u bë publik ditë më parë – do të vijnë në Kosovë për të dhënë sqarime.

“Informatat do të shkojnë te autoriteti kompetent. Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë nuk jep ndonjë informacion për rastet”, ka thënë Aline Chaupond, asistente e drejtorit të Institutit.

Duke mos i besuar një raporti të kryer nga mjekësia ligjore në Kosovë, që thotë se djali i tyre kreu vetëvrasje, Familja Dehari i kërkoi Prokurorisë që ekspertiza tjetër të kryhet në Zvicër. Instituti zviceran e dorëzoi javë më parë në Kosovë raportin e detajuar, duke i lënë pak shancë se Dehari mund të ketë kryer vetëvrasje.

“Si përfundim, hipoteza e vetëvrasjes së z. Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjekët ligjorë nuk duket e vërtetë. Për këtë arsye rrethanat e vdekjes së z. Dehari Astrit janë, sipas mendimit tonë, të përfshira me një dyshim të intervenimit të personit të tretë në procesin fatal. Ekzaminimet plotësuese janë të nevojshme për të përjashtuar intervenimin e personit të tretë në vdekjen e z. Dehari Astrit”, thuhej në konkluzat e raportit që u bo publik të enjten e kaluar kur Familja Dehari dhe avokati i tyre, Tomë Gashi, e morën një kopje të ekspertizës nga Prokuroria Themelore të Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat