Reagon Tomë Gashi pasi lënda e Astritit kalon në Prokurorinë Speciale, këto janë detajet e hetimit

Aktuale

Reagon Tomë Gashi pasi lënda e Astritit kalon në Prokurorinë Speciale, këto janë detajet e hetimit

Nga: N.Sh Më: 30 tetor 2019 Në ora: 10:39
Tomë Gashi

Pas raportimit që lënda e rastit të vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje do të kalojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka reaguar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Gashi përmes një postimi në Facebook thotë se, ngadalë të gjithë ata që janë të përfshirë në rastin “Dehari” do të ndiqen penalisht.

Avokati pohon se, më nuk do të kenë qasje në lëndën e Deharit ata që ndryshuan qëllimisht kahjen e këtij hetimi.

“Rasti më nuk është në prokurorinë në Prizren dhe as hetuesit që e ndryshuan qëllimisht kahjen e hetimit nuk do të kenë më qasje në lëndën e aktivistit të Lëvizjes së Vetëvendosjes që u vra për arsye politike”, ka shkruar Gashi.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sot ndërkaq ka bërë të ditur se hetimet për rastin Dehari, ish-aktivistin e VV-së që ndërroi jetë tre vite më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren do të zhvillohen në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Postimi i Tomë Gashit:

NGADAL POR SIGURT TE GJITH ATA QE KAN QEN TE PERFSHIRE NE QFARDO MENYRE NE VRASJEN E ASTRIT DEHARIT , SHTYTJEN PER VRASJE, FSHEHJEN E VRASJES DO TE NDIQIEN PENALISHT. RASTI MA NUK ESHTE NE PROKURORIN NE PRIZREN, DHE AS HETUESIT QE E NDRYSHUAN QELLIMISHT KAHJEN E HETIMIT NUK DO TE KEN MA QESJE NE LANDEN E AKTIVISITIT TE LEVIZJES VETEVENDOSJE.! QE U VRA PER ASRYE POLITIKE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat