Asfaltohet rruga 3 kilometërshe në Talinoc të Muhaxherëve

Aktuale

Asfaltohet rruga 3 kilometërshe në Talinoc të Muhaxherëve

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 12:33
Pamje nga ngjarja

Rregullimi i infrastrukturës rrugore po jep rezultate direkte në zhvillimin ekonomik të Ferizajt.

Një gjë e tillë vërtetohet edhe përmes projektit në zbatim për asfaltimin e rrugës "Shabi Lipovica" në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, e cila si një arterie kyçe për banorët e bizneset e kësaj ane, pritet të krijoj komunikimin më të lehtë mes kësaj zone në afërsi të qytetit dhe rrugëve magjistrale që kryqëzojnë këtë lokalitet.

Për të ndjekur punimet në këtë projekt, doli drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, bashkë me mbikëqyrës e zyrtarë nga niveli lokal dhe Ministria e Infrastrukturës.

Ai tha se kjo rrugë paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme për banorët dhe bizneset në këtë zonë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe kushtet e zhvillimit të veprimtarisë biznesore.

"Është një projekt në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, që ndikon në rritjen e cilësisë së banorëve të kësaj zone, pasi deri më tash ka qenë shumë i vështirë qarkullimi në këtë zonë dhe ky projekt po ndikon direkt, përveç cilësisë së jetës së banorëve edhe në bizneset dhe normalisht pas përfundimit të asfaltimit, qarkullimi përmes kësaj rruge do të jetë më i lehtë”, tha ai.

Projekti për asfaltimin e rrugës "Shabi Lipovica" në fshatin Talinoc kap vlerën rreth 850 mijë euro, me gjatësi 3 kilometra, teksa një pjesë e segmentit ku është e banuar dhe ka shtrirje të biznesit ,do të ketë edhe trotuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat