Krasniqi: Të lumtë, Albin!

Aktuale

Krasniqi: Të lumtë, Albin!

Nga: N.Sh Më: 31 tetor 2019 Në ora: 15:16
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në qeverinë e tij, mjekët duhet të zgjedhin ose të punojnë privat ose në publik.

Kjo deklaratë e Kurtit shumëkujt nuk i ka pëlqyer, mirëpo ka të atillë që e vlerësojnë lartë.

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi thotë se pa e bë këtë ligj, në sektorin publik kurrë nuk do të marrësh trajtimin e duhur.

Për këtë Krasniqi ka treguar edhe një histori jo të këndshme të tij të ndodhur me mjekët në Prishtinë.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Te lumte, Albin!

Shqiptaret ne njeren ane i shajne mjeket qe punojne edhe ne sektorin publik edhe ne sektorin privat, sepse ne publik nje pjese e mire e mjekeve as qe te marrin parasysh, kurse ne anen tjeter jane kunder kushtezimit qe mjeket te zgjedhin ne mes publikut dhe privatit.

Pa e sjell kete ligj, ne sektorin publik kurre s'do te marresh trajtimin e duhur, sepse ai mjek ate pune do ta ruan si syte e ballit.

Te behemi te sinqerte, kur ne sektorin publik nuk paguan sherbimet ose paguan shume me lire se ne sektorin privat, asnjeri prej nesh nuk shkon ne klinikat private.

Prandaj pa merak se nuk behet asgje keq nese na e sjellin kete ligj, por per qytetaret do te behet shume mire. PS: Para disa viteve kisha dhimbje ne vesh. Shkova ne shtepine e shendetit ne qender me afer shtepise.

Nje mjek gjoja me pastroi veshin por ne fakt ma mbylli krejt. Thashe cka me bo tash. Me tha eja pasdite ne ordinancen time dhe ta hapi veshin. Ma dha edhe vizitkarten e tij. Shkova te drejtori i asaj shtepie te shendetit, por nuk ndodhi asgje.

Pasi dola nga aty shkova ne shtepine e shendetit ne Ulpiane. Nje mjeke ma ofroi sherbimin dhe ma hapi veshin. I tregova per rastin. Tha te them drejten s'ke cfare i ben, se edhe ata qe duhet ta ndeshkojne ate mjek kane klinika private ose punojne ne ndonje klinike private!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat