“S’ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës”

Aktuale

“S’ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës”

Nga: M.H Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 21:11
Matthew Palmer

Zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet një nga prioritetet strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qeveria e re përveç se duhet të punojë për interesat e popullit, duhet të gjallërojë negociatat e dialogut. Kështu u shpreh sot zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Duke përmendur rëndësinë e dialogut me Serbinë, ai ka deklaruar se ky vend duhet të ndalojë fushatën e saj për stimulimin e vendeve për tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. I ngarkuari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, para studentëve shqiptarë pasditen e së premtes, ka thënë se zgjidhja e dialogut me Serbinë, mbetet prioritet strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këtë temë, juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, u shpreh në një prononcim për “Bota sot”, që vizita e Palmer është shumë pozitive dhe se dëshmoi edhe njëherë mbështetjen e SHBA-ve kundrejt Kosovës, mirëpo që zgjedhjen e lë prapë te Kosova.

Image
Blerim Burjani

Burjani, u shpreh që është vështir Serbia të pranojë zgjidhje sepse ata ende mendojnë që ka shpresa të të bëjnë pazare me territorit të Kosovës mirëpo që pa njohje reciproke Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE-së.

“Vizita është pozitive dhe interesante dhe këndellje për shqiptarët dhe pushtetarët këtu, ai takojë të gjithë përveç Albinit që thuhet se nuk ishte në Kosovë? Ideja e Palmer është të përçojë një mesazh të qartë se pa marrëveshje me Serbinë nuk ka progres në Ballkan. Dhe këtë e dinë të gjithë në Kosovë, Serbia iu bërë e ditur se Kosova është e pavarur dhe se pa njohje reciproke Serbia s’mundet kurrë të jetë pjesë e BE”.

“Fjalët diplomatike treguan qartë se SHBA nuk kanë opsion për zgjidhje dhe nuk përzihen në vullnetin e Kosovës, por pozitive është situata se nuk ka opsione kundër interesit të shqiptarëve dhe se vetë shqiptarët vendosin për vetën e tyre. Këtë e vlerësoj si inkurajuese për dialog dhe si mobilizim për të arritë një marrëveshje përfundimtare , edhe pse të jemi i sinqertë pak besoj se Serbia do të pranoj zgjidhje që do të humbin gjithçka , edhe pse ata e din se e kanë humbur Kosovën përfundimisht dhe kaherë, shpresa serbe për bërë pazare me tokën e Kosovës janë të vogla apo kurrfarë”.

“S’ka pazare që prishin ekuilibrin territorial të Kosovës pra mund të ketë opsion të butë, normal për normalizuar raportet në mes dy vendeve Serbia nuk do të ketë partner në Kosovë për qëllime feudale, arkaike për zgjidhje. Andaj këtu është problemi s’ka zgjidhje por ka negociata boshe, pa një planë ndërkombëtar propozues për zgjidhje është e kotë ose vetë palët do të merren vesh se si të përfundojnë ose do të mbeten kështu si janë pa zgjidhje”, përfundoi, Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat