Këto janë 5 femrat më të votuara në AAK

Aktuale

Këto janë 5 femrat më të votuara në AAK

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 21:30
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit ka garuar për të udhëhequr vendin duke qenë në koalicion me Partinë Socialdemorkate.Por rezultati zgjedhor, koalicionin AAK-PSD e renditi si të katërtin për nga numri i votave.

Media ka përzgjedhur pesë nga kandidatet për deputete të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së që kanë siguruar numrin më të madh të votave.

Listës i prinë Time Kadriaj, me 7.705 vota, duke u pasuar nga Albena Reshitaj me 5.723 vota, Teuta Haxhiu me 5.662 vota, Donika Kadaj Bujupi me 4.942 vota dhe Magbule Shkodra 3.701 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat