Hisen Berisha: Votat që i mora erdhën nga jashtë PDK-së

Aktuale

Hisen Berisha: Votat që i mora erdhën nga jashtë PDK-së

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:49
Hisen Berisha

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ të T7 ka treguar se pse aderoi dhe vendosi të kandidoi për deputet nga radhët e PDK’së.

“Unë kam pasur kontakt me Kadri Veselin shumë kohë para lufte, diku rreth viteve të 90’ta. Neve na ka bashkuar lufta e më vonë na kanë nda interesat. Ndërsa tash na bashkuan interesat politike”, është shprehur Berisha.

Tutje, ai tregoi se shumicën e votave që Berisha i mori për deputet në zgjedhjet e tetorit, erdhën jashtë PDK’së.

“Shumica e votave që i kam marrë, kanë ardhur jashtë PDK’së. Ka pasur persona që kanë thënë se jam betuar se nuk e votoi më PDK’në, por për ju do ta votoj”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat