Shala: Dikush brenda KQZ-së do që ta minojë rezultatin tonë me zarfet ilegale nga Serbia

Aktuale

Shala: Dikush brenda KQZ-së do që ta minojë rezultatin tonë me zarfet ilegale nga Serbia

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 14:18
Endrit Shala, Nisma

Nisma po vazhdon të mbetet në ethe se a do të jetë pjesë e Kuvendit a jo.

Numërimi i votave të diasporës, mbrëmë koalicionit Nisma-AKR  i solli  187 nga 4451 vota sa ishin numëruar.

Endrit Shala nga Nisma Social Demokrate ka deklaruar se partia e tij ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.012% të votave.

“Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre me kusht, votave të ardhura nga diaspora me kohë edhe të atyre me vonesë Nisma dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.012% të votave”, tha Shala.

Shala ka folur edhe për zarfet e ardhura në mënyrë ilegale nga Serbia, ku siç thekson ai  dikush brenda KQZ ka tendenca që që përmes zarfave me  vota, ta minojnw rezultatin e dalur nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashtë Kosovës është e papranuar për ta.

“Tendencat e dikujt brenda KQZ që përmes zarfave me kinse votave, e të cilat janë të kontrabanduara nga Serbia të minohet rezultati i dalur nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashtë Kosovës janë të papranueshme për ne! NISMA Socialdemokrate do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe kushteutese në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019!”, ka shtuar Shala.

Ndërkaq sipas analistit Armend Muja Nisma ka mbetur jashtë Kuvendit ku me mbledhjen totale të voatve të rregullta dhe atyre të diasporës Nisma ka 4.99% të votave.

Tabela sipas  analistit Armend Muja:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat