Veseli e Haradinaj “harrojnë” mospajtimet, bashkë për homazhe te varret e dy heronjve

Aktuale

Veseli e Haradinaj “harrojnë” mospajtimet, bashkë për homazhe te varret e dy heronjve

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 14:53
Pamje nga homazhet

Në 30 vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, janë bërë homazhe në Bregun e Diellit në Prishtinë, vendin ku kanë rënë heroikisht të dy atdhetarët.

Për të bërë homazhe ishte kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, si dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Ky i fundit tha se ndjehet krenarë që i ka pasur bashkëluftëtarë dhe që ka bashkëvepruar me ta.

Veseli: Para 30 viteve kemi pasur lavdinë e këtyre dy heronjve

“Kaluan 30 vite si me qenë dita e sotme, para 30 viteve kemi pasur lavdinë e këtyre dy heronjve, kanë qenë udhëheqësit e lëvizjes sonë paraardhëses së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndjehemi shumë krenarë, natyrisht ndjehemi emocional se i kam pasur bashkëluftëtarë, kam bashkëvepruar me ta, jam shumë krenarë për atë çfarë kemi bërë në të kaluarën dhe jam krenarë për këtë nga po shkojnë gjeneratat tonë të reja, rinia jonë, shteti jonë i pavarur dhe sovran. Duhet me punuar më shumë për vendin tonë, për shtetin tonë, nëse dikush dëshiron të shikojë se nga vije liria, shteti, nga vinë gjithë këto të mirat, nëse ka diçka në këtë shtet të pavarur dhe sovran le ta shikojnë se këta djem të ri kanë ra në altarin e lirisë. E bashkë me ta para tyre janë qindra, mijëra të tjerë dhe pas tyre në lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme heronjve të Kosovës, respekt për shtetin e pavar ur dhe sovran të Kosovës dhe përgjegjësi më shumë si gjenerata të gjalla”, tha ai.

Fahriu dhe Afrimi  ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Ai aktivitetin e tij në çlirim të atdheut do ta vazhdojë gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe kudo ku i jepej mundësia.

Image

Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në fshatin Llugë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg.

Kështu më 2 nëntor të dy, Afrimi dhe Fahriu, u rrethuan në lagjen Kodra e Diellit nga UDBA serbe dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku bien heroikisht të dy atdhetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat