Një person i rëndësishëm i bashkohet Vetëvendosjes

Aktuale

Një person i rëndësishëm i bashkohet Vetëvendosjes

Nga: A.M. Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:09
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e radhës në këtë parti.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Florin Aliu “sjell një profesionalizëm dhe përvojë të rëndësishme në Lëvizjen Vetëvendosje!”.

Postimi i plotë:

Florin Aliu bëhet pjesë e Lëvizjes. Me magjistraturë dhe doktoraturë në fushën e financave, në Brno dhe Zlin të Republikës Çeke, Florini ka katër vite që ligjëron lëndën "Financat e Korporatave" për studentët e nivelit mastër në Tomas Bata University të Zlin-it. Përkitazi me fushën e studimeve, përvojën në mësimdhënie Florini e ka të mbështetur mbi punën kërkimore disa vjeçare brenda Universitetit Tomas Bata prej ku edhe ka nxjerrë përplot artikuj shkencor për revista vendore dhe ndërkombëtare. Në një shtet të sëmurë nga borxhet joproduktive që rriten me shpejtësi, janë profesionistët e financave ata që kujdesen për shëndetin financiar duke bërë diagnozën e duke dhënë terapinë e duhur. Në këtë drejtim, Florini sjell një profesionalizëm dhe përvojë të rëndësishme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Bashkë me Bashkim Nurbojën i uruam mirëseardhje në organizatën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat