Rudi tregon si ndodhi vrasja Haki Imerit që tronditi Kosovën, paralajmëron vrasësit

Aktuale

Rudi tregon si ndodhi vrasja Haki Imerit që tronditi Kosovën, paralajmëron vrasësit

Nga: N.H Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 17:35
Haki Imeri duke lëxuar gazetën "Bota sot"

Veprimtari i LDK-së, njëherësh deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, Fetah Rudi, përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar anëtarin e kryesisë së LDK-së në Skenderaj, Haki Imeri.

Rudi në shkrimin e tij shkruan se ata që e vranë profesorin nuk kanë tjetër emër, përveç kriminel.

“E kemi obligim ndaj profesorit, por edhe ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që vrasësit e burrave më të mirë të Kosovës, t’i sjellim para drejtësisë”, ka shkruar Rudi.

Ja shkrimi i tij:

Sot e 20 vite me pare, njerezit e pabese e moren ne shtepi, dhe pastaj e vrane anetarin e kryesise se LDK-se ne Skenderaj, profesor Haki Imerin. Ata qe e vrane profesorin nuk kane tjeter emer, perveq kriminel, te cilet do t'i mallkoj koha dhe zoti. E kemi obligim ndaj profesorit, por edhe ndaj te gjithe atyre qe dhane jeten per lirine dhe pavaresine e Kosoves, qe vrasesit e burrave me te mire te Kosoves, t'i sjellim para drejtesise. Ka ardh koha qe ata qe e vrane profesor Imerin, ne vend qe te rrine ne institucionet e Kosoves, tash e tuje te zhvendosen prapa grilave, atje ku e kane pasur vendin cdo here. Zoti e bekofte profesor Haki Imerin dhe familjen e tij. Lavdi jetes dhe vepres!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat