Rexhaj: Fatmir, Bilall e Bac… Nuk ka Zot se moti ju kish vra, po ju ka vra vota e popullit

Aktuale

Rexhaj: Fatmir, Bilall e Bac… Nuk ka Zot se moti ju kish vra, po ju ka vra vota e popullit

Nga: A.ZH Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 18:18
Endrit Shala dhe djali i Fatmir Limajt, Durim Limaj.

Anëtari i Partisë Parlamentare të Kosovës në vitet e 90-ta Sali Rexhaj, ka reaguar pas publikimit të një fotografie, ku dy anëtarë të Nismës Socialdemokrate shihen duke pozuar pranë një grumbulli pijesh alkoolike në një lokal.

Ai ka thënë se Nisma dhe AKR-ja nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor, pasi sipas tij, ata e “kanë lodhur popullin me hajni të hapur”, përcjell Bota sot.

Në foton e publikuar shihet ministri në detyrë nga Nisma Endrit Shala dhe djali i Fatmir Limajt, Durim Limaj.

Postimi i Rexhajt në Facebook:

Fatmir, Bilall, Bac e hajna e kriminel tjere. A po e din tani pse nuk e keni kaluar pragun, se popullin e keni lodhe me hajni te hapur.
Nuk ka Zot se moti ju kish vra, po ju ka vra VOTA e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat