Pse po zvarritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Aktuale

Pse po zvarritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Në Kosovë, ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit dhe kjo po merr kohë më shumë se sa pritej.

Numërimi i votave të diasporës të ardhura pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe ankesat e ndryshme, ka bërë që të zvarritet procesi i çertifikimit të rezultatit, rrjedhimisht edhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja.

VV dhe LDK, dy partitë fituese të këtyre zgjedhjeve, kanë thënë se marrëveshja mes tyre pritet vetëm pas certifikimit.

Nga ana tjetër, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka paralajmëruar se certifikimi i zgjedhjeve mund të marrë kohë deri në dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat