Serbia nuk është viktimë e Kosovës, këtë nuk mund ta ndryshojë deklarata e Vuçiqit

Aktuale

Serbia nuk është viktimë e Kosovës, këtë nuk mund ta ndryshojë deklarata e Vuçiqit

Nga: M.H Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 21:24
Aleksandër Vuçiq

Presidentit serb, Alekasandar Vuçiq, nuk i kanë pëlqyer fjalët e djeshme të zyrtarit amerikan Mathew Palmer në Prishtinë. Ai tha se Palmer vetëm po përmend detyrimet që ka Serbia ndaj Kosovës dhe asnjëherë ato të Kosovës ndaj Serbisë.

“Nëse gjithçka është ashtu siç tha Matthew Palmer dje në Kosovë, ku unë kam pritur që ai të kërkojë uljen e pritshmërie nga autoritetet e Prishtinës dhe që do t’ju thoshte se duhet kompromis e gjë që nuk ndodhi atëherë pyetem se për çka ne duhet të bisedojmë”. Më pas ai flet edhe për taksat.

“Nuk ekziston asnjë kusht për ekzistimin e tyre që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes CEFTA, kjo është një nga drejtat elementare të njeriut, mallit dhe shërbimeve. Këto janë gjëra që nuk preken, ndërsa ata mendojnë se kur bëjnë këtë kanë të drejtë të kërkojnë nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Rexhep Shahu, u shpreh në një prononcim për “Bota sot”, që Serbia nuk është viktima e Kosovës por xhelatja e saj. Tutje, Shahu, tha që Amerika nuk do e çoi dëm investimin e saj për një shtet të lirë pa serbë dhe këtë nuk do të mund ta ndryshoj Serbia.

Image
Rexhep Shahu

“Unë mendoj se Serbisë do të duhet ti mblidhet laku dhe të kthjellohet se ajo nuk është viktima e Kosovës por është xhelatja e Kosovës. Amerikanët besoj se nuk kanë bërë luftë për Kosovën pa serbë, për ta dëbuar Serbinë prej Kosovë dhe me ia falë një pjesë Kosovë në paqe Serbisë. Nuk besoj se Amerika e çon dëm investimin e saj që është Kosova shtet i lirë e sovran pa serbë, jo shtet koloni serbe dhe as me mini Serbia të vogla nëpër Kosovë”.

“Është e vogël Kosova për të krijuar brenda saj miniserbia. Presidenti Serbë do të bindet ngadalë se nuk është bërë kot lufta para 20 vitesh dhe do ta bindë është manaren e vet Daçiq që të mos lehë në OKB. Serbinë duhet ta lëshojnë ëndrrat dhe besoj se vetëm Amerika e shpëton prej ëndrrave”, përfundoi Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat