Gazetari kritikon Thaçin

Aktuale

Gazetari kritikon Thaçin

Nga: D.RR Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 11:33
Berat Buzhala, Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka kujtuar në 24 vjetorin e vdekjes albanologun Anton Çetta, duke thënë se ai hyri në historinë e re të Kosovës si pajtues i gjaqeve dhe mbledhës i thesarit të çmuar të trashëgimisë folklorike.

“Në vitet më të rënda të dekadës së fundit të shekullit që shkoi, Anton Çetta dha kontribut të gjerë humanitar dhe kombëtar, duke pajtuar mijëra raste të gjakmarrjes”, ka shkruar presidenti Thaçi në një postim në Facebook.

Me këtë deklaratë të Thaçit, po pajtohet edhe gazetari Berat Buzhala. Mirëpo, ai ka kritikuar presidentin se pse nuk iu bë një përmendore në Prishtinë në emër të Çettës, përcjell Bota sot.

Buzhala ka thënë se po të ishte Çetta i afërm i Thaçit, do ta kishte deri tani përmendoren e tij.

Sipas tij, Çetta është më i madh se Thaçi dhe shokët e tij.

Reagimi i Buzhalës në Facebook pa ndërhyrje:

Patjeter President: Anton Cetta ishte njeri prej ikonave shqiptare te shekullit te kaluar, per te mos thene ikona qendrore. Ai kishte arritur ta beje ate qe askush perpara tij nuk kishte arritur ta beje: t’i pajtoje shqiptaret per te mos u vrare.

Mirepo ti Shef je ne krye te ketij shteti rrafsh qe 12 vjet. Qysh bre burre nuk e gjetet nje vend per permendoren e tij? T’ish kane ndonje i njohur i yti, t’ish kane fis i yti, moti e kishim pa ne qender dikund.

Anton Cetta eshte me i madh se ti dhe shoket tu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat