Simiç:Mirë që Palmer dëgjoi çka mendojnë serbët – pa LS pjesë të saj nuk mund të formohet qeveria

Aktuale

Simiç:Mirë që Palmer dëgjoi çka mendojnë serbët – pa LS pjesë të saj nuk mund të formohet qeveria

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 12:39

Sipas fjalëve të nënkryetarit të Listës Serbe Igor Simiç “Vonesa e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve vonon edhe formimin e qeverisë, ndërsa sipas tij Palmer mendon se qeveria në Prishtinë nuk mund të formohet e mos të jenë pjesë e saj përfaqësuesit e LS, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Delegacioni i LS ka biseduar të premten me të dërguarin special Palmer, ndërsa Simiç e ka cilësuar takimin si të sinqertë ku nuk janë pajtuar me disa qëndrime por janë pajtuar për nevojën e formimit sa më të shpejtë të qeverisë.

"Qeveria duhet të respektojë rregullat në Kosovë, që dë të thotë të respektohen përfaqësuesit legjitim të serbëve, ndërsa ajo që na ka befasuar është takimi i Palmer me njerëz që nuk kanë fituar besimin e serbëve në Kosovë”, ka thënë Simiç për RTS.

Është shumë mirë sipas tij që Palmer ka dëgjuar çka mendojnë serbët në Kosovë dhe jo çfarë mendojnë ata që janë të dëshirueshëm si bisedues në Prishtinë.

Sipas tij vonesa e shpalljes së rezultateve vonon edhe formimin e qeverisë së re, nga ana tjetër tentimi për shmangie të LS përbën shkelje të ligjeve dhe sundimit të ligjit nga Albin Kurti dhe të tjerët.

Ai ka thënë se qeveria nuk mund të formohet e përfaqësuesit e LS mos të jenë pjesë e saj. Sipas Simiç puna  e parë e qeverisë duhet të jetë heqja e taksës dhe hapja e rrugës për dialog.

"Ka frikë se ky proces mund të zgjatet, për shkak të mosgatishmërisë se politikanëve shqiptar që të hyjnë në procesin e formimit të institucioneve he dialog me qëllim të arritjes së kompromisit dhe zgjidhjes së problemit mes shqiptarëve e serbëve dhe Beogradit e Prishtinës ", tha ai.

Ai ka kërkuar nga Palmer të sqaroj qëndrimin se në qeverinë e re do të ketë vende edhe për serbët që nuk kaluan zgjedhjet.

"Serbët përgjigjen e dhanë me 6 tetor, duke votuar me 57 mijë vota LS. Shtrohet pyetja çfarë kredibiliteti në bahkësi kanë ata dhe për çfarë arsye promovojnë parti të tilla", përfundoi Simiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat