Vdes zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Vdes zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 14:01
Bojan Stojanoviq

Qyteti i Graçanicës gjatë ditës së sotshme ka marrë një lajm të hidhur.

Ish-kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq ka ndërruar jetë.

Shkaku i vdekjes besohet të jetë sulm në zemër.

Stojanoviq ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës e cila u formua në vitin 2009. Këtë pozitë e mbajti deri në vitin 2013.

Së fundmi ai ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave. Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat