Ramadani ka një parashikim, ja pse po ndodhë “beteja” mes LDK-së dhe VV-së

Aktuale

Ramadani ka një parashikim, ja pse po ndodhë “beteja” mes LDK-së dhe VV-së

Nga: N.H Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Analisti politik, Shkodran Ramadani, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se beteja mes këtyre dy subjekteve nuk po bëhet veç për numër të ministrive dhe postin e presidentit, por edhe për mënyrën se si do te qeveriset.

Sipas tij, Kurtit po kërkon që pushteti i kryeministrit të jetë absolut dhe të ketë të drejtën për t’i kontrolluar të gjitha vendimet e ministrave.

Ja shkrimi i tij:

Beteja mes LDK-se dhe VV-se nuk po behet vec per numer te ministrive dhe postin e Presidentit, por edhe per menyren se si do te qeveriset. Duket se ngerçi eshte krijuar nga kushti i Kurtit qe po kerkon qe pushteti i Kryeministrit te jete absolut dhe te kete te drejten per t'i kontrolluar te gjitha vendimet e ministrave dhe t'i shkarkoje sa here te doje ai. Krejt keto pa miratimin e LDK-se.

LDK-ja nuk mund te pranoje nje marreveshje te tille, normalisht. Por Vjosa & Co. po e shohin kete propozim te Kurtit si mundesi per te neutralizuar garden e vjeter brenda LDK-se. Nje marreveshje e tille do t'i linte Isen, Luten e Agimin me pak ndikim dhe me rast te mire per Vjosen. Prandaj ajo nuk ben zhurme dhe madje ekzaltohet ne fotografi me te.

Kurti po e shfrytezon te kaluaren e LDK-se e cila ka nje CV te pasur te koalicioneve me PDK-ne. Ai po mundohet qe ta paraqes LDK-ne si parti qe deshiron ta mbaje PDK-ne ne pushtet dhe me kete percepcion ta dergoje vendin ne zgjedhje per te shpresuar ne nje epersi me te thelle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat