Rrustemi: Vendimi i PZAP i kundërligjshëm, me qëllim po vonojnë certifikimin e rezultateve përfundimtare

Aktuale

Rrustemi: Vendimi i PZAP i kundërligjshëm, me qëllim po vonojnë certifikimin e rezultateve përfundimtare

Nga: A.SH Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 18:38
Adnan Rrustemi

Adnan Rrustemi anëtarë i KQZ-së nga Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me PZAP që kjo e fundit ka refuzuar për numërimin e votave të bashkëatdhetarëve.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është e kundërligjshme dhe se certifikimi i rezultateve përfundimtare po vonohet qëllimisht.

Postimi në Facebook:

Refuzimi për ta zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme si nga SKQZ edhe nga PZAP, është qartazi përpjekje e kundërligjshme e motivuar politikisht dhe e koordinuar në mes tyre. Duke ju shërbyer interesave politike të palëve të ndryshme e kalkulimeve në prapavijë, po vonojnë qëllimshëm certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Rezultatet do të shpallen e do të certifikohen, por edhe përgjegjësisë së tyre do t'i vije radha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat