Pacolli përkujton Anton Çettën

Aktuale

Pacolli përkujton Anton Çettën

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 19:43
Anton Çetta

Shefi i diplomacisë së Kosovës në detyrë Behgjet Pacolli në 24-vjetorin e vdekjes ka përkujtuar plakun e urtë dhe mbledhësin e folklorit, Anton Çetta.

Ai shkruan në Facebook se Anton Çetta ishte një frymëzim për tërë shoqërinë tonë, dhe se kontributi dhe roli i tij në pajtimin e gjaqeve është unik dhe gjithmonë do të kujtohet.

“Sot na mungon roli i intelektualëve si i Anton Çettës dekada më parë. Jam i zhgënjyer që shtatorja e tij ende nuk është vendosur në vendin e duhur në Prishtinë”, shkruan Pacolli.

Ndryshe, Anton Çetta mbahet mend për urtësinë e tij që kishte, për punën e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar.

Por veprimtaria e tij më e madhe, është në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve. Kjo lëvizje u zhvillua në fillim të viteve të 90-ta dhe arriti për një kohë të shkurtër të shuante pjesën më të madhe të hasmërive mes shqiptarëve në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare.

Edhe pse shtatorja e Anton Çettës tashmë është gati, ende nuk është gjendur lokacioni për vendosjen e saj.  Deri më tash hapësira në hyrje të Institutit Albanologjik të Prishtinës mbetet alternativë ndonëse Instituti ka refuzuar një kërkesë për vendosjen e shtatores para ndërtesës.

Opsion tjetër është këndi i oborrit të Fakultetit të Filologjisë, por as për këtë nuk ka asgjë përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat