Zgjedhja e kryeministrit, Faton Bislimi: Reagimet e VV-së, të paarsyeshme

Aktuale

Zgjedhja e kryeministrit, Faton Bislimi: Reagimet e VV-së, të paarsyeshme

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 21:41
Faton Bislimi

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Faton Bislimi ka reaguar pas deklarimeve se zgjedhja e kryeministrit të ardhshëm të vendit mund të kalojë vetëm pasi të kalojë përmes zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se vetëm me respekt të ndërsjellë, LDK e LVV e çojnë në vend vullnetin e sovranit.

“Kjo nënkupton që në rastin e zgjedhjes së kryeministrit nga radhët e LVV, vendimi për një gjë të tillë, dhe për koalicion, normalisht se do të kalojë nëpër organet vendimmarrëse të LDK-së, respektivisht nëpër zyrat e LDK-së! Nuk ka kurrgjë të keqe këtu! Realisht ka vullnet për koalicion dhe ecje përpara bashkë, duke lënë anash, jo lehtësisht, të kaluarën e hidhur të veprimeve të LVV-së kundrejt Qeverisë së kaluar të LDK-së”, shkruan Bislimi.

Sipas tij, reagimet e LVV janë të panevojshme dhe të paarsyeshme.

“Besoj se këto eufori nuk do të kalojnë kufirin e një eksaltimi të momentit nga dëshira e madhe për të ardhur në pushtet, dhe LVV e LDK do të vazhdojnë bashkëbisedimin dhe harmonizimin e programit qeverisës ashtu që nga një qeveri e ardhshme në mes LDK e LVV qytetarët e Kosovës të përfitojnë një shtet në shërbim të qytetarit dhe jo pushtetarit”, ka thënë ai.

Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së, pasi sistemi aktual zgjedhor në Kosovë, asnjë partie nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.

Deklarata e Hazirit erdhi në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, janë duke zhvilluar bisedime për formimin e koalicionit qeveritar.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, të premten e kaluar ka deklaruar se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, LDK vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre. 

Postimi i plotë i Faton Bislimit pa ndërhyrje:

Ne zgjedhjet e 6 tetorit, sovrani vendosi per ndryshimin; votoi per opoziten dhe ndeshkoi poziten! Sovrani, me nje dallim simbolik prej vetem rreth 1%, thuajse barabarsisht i dha besimin LDK-se dhe LVV-se per te bere qeverine e ardheshme, duke iu dhene te dyjave bashke shumicen parlamentare me mbi 60 deputete!

Diskutimet qe tani po behen per koalicionin LDK-LVV jane diskutime mbi bazen e vullnetit te popullit, dhe jo per deshire apo mosdeshire te dikujt.

Fakti qe LVV e ka epersine simbolike prej rreth 1% ndaj LDK nuk do te duhej ne asnje moment t'u jepte atyre komoditetin e teperuar se fitorja eshte e tyre dhe vetem e tyre! Fitorja e zgjedhjeve te 6 tetorit eshte fitore e ish-opozites, fitore e perbashket e LVV dhe LDK.

Nese keni parasysh historine e koalicioneve zgjedhore deri me tani, ne kemi pase parti qe me rreth 10% te votave te sovranit ka marre postin e Kryeministrit!

Andaj, eshte per t'u vleresuar vendimi shume parimor i LDK-se qe Kryeministri do t'i takoje partise fituese, pa marre parasysh diferencen e vogel ne votat e sovranit. Kjo, ne asnje menyre, nuk do te thote se fituesi, qe percaktohet me certifikimin e rezultateve zgjedhore nga KQZ, mund krye ne veti te percaktoje te gjithe rrjedhen e diskutimeve per koalicion e bile edhe te tregoje kush ka rendesi e kush jo nga ana e LDK-se ne keto diskutime.

LDK nuk i detyrohet asgje LVV-se! LDK i detyrohet vetem vullnetit te sovranit, e besoj njejte duhet te reflektoje edhe LVV! Andaj, LVV nuk duhet te hutohet nga 1% i epersise e te nenvleresoje 25% e LDK-se, e aq me shume, faktin qe te dyja bashke perfaqesojne mbi gjysmen e elektoratit te zgjedhjeve te 6 tetorit!

Vetem me respekt te ndersjellte, LDK e LVV e cojne ne vend vullnetin e sovranit. Kjo nenkupton qe ne rastin e zgjedhjes se Kryeministrit nga rradhet e LVV, vendimi per nje gje te tille, dhe per koalicion, normalisht se do te kaloje neper organet vendimmarrese te LDK-se, respektivisht neper zyrat e LDK-se! Nuk ka kurrgje te keqe ketu! Realisht ka vullnet per koalicion dhe ecje perpara bashke, duke lene anash, jo lehtesisht, te kaluaren e hidhur te veprimeve te LVV-se kundrejt Qeverise se kaluar te LDK-se. Por, politikat shtetndertuese te LDK-se gjithehere kane shkuar pertej personales dhe partiakes, andaj eshte e kuptueshme dhe e pritshme qe edhe ne kete rast do ndodhe e njejta gje!

Reagimet e LVV ndaj ketij vullneti te LDK-se jane sa te panevojshme po aq edhe te paarsyeshme.

Besoj se keto eufori nuk do te kalojne kufirin e nje eksaltimi te momentit nga deshira e madhe per te ardhe ne pushtet, dhe LVV e LDK do vazhdojne bashkebisedimin dhe harmonizimin e programit qeverises ashtu qe nga nje qeveri e ardheshme ne mes LDK e LVV qytetaret e Kosoves te perfitojne nje shtet ne sherbim te qytetarit dhe jo pushtetarit; qe Kosoves t'i kthehet shpresa!

Bashke, kjo eshte e mundur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat