Qeveria në detyrë mblidhet nesër, zbulohet arsyeja

Aktuale

Qeveria në detyrë mblidhet nesër, zbulohet arsyeja

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 13:19
Qeveria në detyrë

Me kërkesë të ministrit në detyrë të Financave (MF), Bedri Hamza, të martën do të mblidhet ekzekutivi i vendit.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Mbledhja është kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, për rirregullim dhe rialokimi i mjeteve që është obligim ligjor në fundvit për me mundësua funksionimin e të gjithë sektorëve, pra pagave dhe besoj që do të ketë nesër”.

Ai ka thënë se pavarësisht vonesave të formimit të institucioneve të reja, nuk do të ketë rrezikim të funksionimit në aspektin buxhetor.

“Shteti funksionon dhe nuk ka kurrfarë rrezikimi. Sepse demokracia në Kosovë është e avancuar. Prej rastin të dorëheqjes sime, shpërbërja e parlamentit, të gjitha këto janë procese të parapara me ligj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat