Haradinaj: Raporti i DASH vlerëson lart Kosovën në luftën kundër terrorizmit

Aktuale

Haradinaj: Raporti i DASH vlerëson lart Kosovën në luftën kundër terrorizmit

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 13:58
Pamje nga takimi

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se raporti i Departamentit të Shtetit e ka vlerësuar angazhimin institucional të Kosovës, për të cilin angazhim ka konstatuar se vendi ka shënuar progres në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Haradinaj në lidhje me këtë temë është takuar sot me koordinatorin nacional kundër ekstremizmit dhe terrorizmit Fatos Makolli.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Raporti Departamentit të Shtetit, dedikuar përpjekjeve të vendeve për luftë kundër terrorizmit, e ka vlerësuar angazhimin institucional të Kosovës, për të cilin angazhim ka konstatuar se vendi ka shënuar progres në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Përkitazi me këtë të arritur, sot zhvillova një takim pune me Koordinatorin Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit z. Fatos Makolli, me të cilin diskutuam të gjeturat e këtij raporti dhe të cilin e falënderova, duke i dhuruar librin për Skënderbeun, për punën e përkushtimin e tij dhe të institucioneve përcjellëse në këtë fushë.

Është e arritur e madhe për Kosovën, që sot vlerësohet në këtë mënyrë, duke u bërë lider rajonal, përkrah aleatëve tanë në krye me ShBA-të, në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat