VV-ja shprehet e bindur: Zbulojnë se kur do të arrihet marrëveshja e madhe me LDK-në

Aktuale

VV-ja shprehet e bindur: Zbulojnë se kur do të arrihet marrëveshja e madhe me LDK-në

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:15
Glauk Konjufca

(E plotësuar) - Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje pas përfundimit të takimit të pestë të grupeve punuese mes LDK-së e VV-së ka thënë se takimi i sotëm ku u diskutua për shëndetësinë e kulturën ka qenë më i miri të gjitha takimet tjera, pasi kanë arritur pajtueshmëri thuajse 100 % për gjithçka.

Ai tha se kanë pasur mospajtime siç i quajti tretësore, të natyrës teknike dhe kohore, pra sa janë në gjendje t’i realizojnë punët e parapara në afatin kohor.

Konjufca tregoi edhe sa mund të zgjatin takimet e tilla, që kanë synim më pas krijimin e qeverisë së re.

“Për 10 ditë ose dy javë do të përfundojnë negociatat për krijimin e qeverisë së re”, ka deklaruar Konjufca para mediave pas përfundimit të takimit.

Kujtojmë se KQZ ende nuk ka dhënë një datë se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

E thotë Konjufca pas takimit me LDK-në: Për këto tema u pajtuam

Anëtari i grupit punues Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së që ndodhën së fundmi herë.

Pikënisje e kësaj ishte deklarata e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se “kryeministri kalon nëpër zyrën e LDK-së”.

Konjufca për deklaratat e fundit nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe zytarëve të VV-së nuk deshi t’i quaj “përplasje”, ai tha se ato janë mendime të caktuara politike nga dy subjektet politike.

“Këto deklarata nuk janë trajtuar në këtë takim sepse trajtohen temat e caktuara”, tha Konjufca.

“Nuk janë përplasje, janë forma të shprehjes për mendime të caktuara politike, në takime trajtohen fusha të caktuara, kur dy subjektet kanë thënë që numri i ministrive do reduktohet nga 21 në 12 dhe ne kemi fillu me masat që duhet merren në fusha të caktuara dhe jo me emra, këta faktor janë të qarta se bisedat nuk janë të pazareve por të sinqerta, për ndryshimet e nevojshme politike në Kosovë”, shtoi ai.

Image

Ndërsa shton se Haziri ka kontribuar në takimit të sotëm.

“Kontributi i HaziriT ka qenë shumë i nevojshëm edhe për mbarëvajtjen e bisedimeve tona, i ka kontribuar atmosferës së pajtueshmërisë”, tha Konjufca.

***

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në takimin e së hënës është diskutuar për shëndetësinë dhe për arsimin.

Sipas tij, takimi i sotëm ka qenë “me më së shumti pajtueshmëri” mes dy partive politike.

“Sot jemi mbledhur për të biseduar enkas për shëndetësinë dhe për arsimin. Grupet tona më profesionale i shpalosën qëndrimet e secilit subjekt përkatës politik”, ka thënë ai teksa ka shtuar se janë pajtuar në shumicën e pikave për këto dy sektorë.

Ai ka thënë se janë trajtuar nga së paku dhjetë tema thelbësore për shëndetësinë e arsimin.

Konjufca ka shtuar se nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kontribuar “atmosferës së mirë të takimit për arritjen e pajtueshmërisë sonë për këto dy fusha”.

Deklarata pas takimit të grupeve punuese VV-LDK.

Fillon takimi VV-LDK, pjesëmarrës edhe Lutfi Haziri

Nis takimi i radhës mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim pritet të diskutohet për programin për shëndetësi dhe arsim.

Në takim po merr pjesë edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Nga të dyja grupet punuese janë të përfshirë edhe njohës të fushës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat