Adriatik Kelmendi komenton takimet LDK-VV: Befason me fjalët për të dy partitë

Aktuale

Adriatik Kelmendi komenton takimet LDK-VV: Befason me fjalët për të dy partitë

Nga: N.H Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 18:37
Adriatik Kelmendi

Publicisti e gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar takimet ndërmjet ekipeve të Vetëvendosjes dhe të LDK-së.

Ai ka theksuar se këto dy parti po krijojnë një standart të ri në politikbërjen në vend.

“Pesë takime ekspertësh për përafrim qëndrimesh në fusha të caktuara, ende pa u certifikuar rezultati zgjedhor, janë për çdo lëvdatë, duke pasur parasysh se deri më tash koalicionet janë bërë kryesisht duke u bazuar në poste”, ka shkruar ai.

Ja shkrimi i plotë:

Përtej deklaratave në rrjete sociale, “Vetëvendosje!” dhe LDK tashmë kanë instaluar një mendësi të re në Kosovë sa i përket ndërtimit të programit dhe detyrave të një qeverie në ardhje.

Pesë takime ekspertësh për përafrim qëndrimesh në fusha të caktuara, ende pa u certifikuar rezultati zgjedhor, janë për çdo lëvdatë, duke pasur parasysh se deri më tash koalicionet janë bërë kryesisht duke u bazuar në poste.

Një fillim i mirë, i cili pavarësisht qeverisjes së ardhshme, ka vendosur standard të ri pozitiv në politikëbërjen kosovare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat