Naim Rashiti: Mund t’i ndërrojmë 3-4 kryeministra dhe presidentë derisa të arrihet marrëveshja me Serbinë

Aktuale

Naim Rashiti: Mund t’i ndërrojmë 3-4 kryeministra dhe presidentë derisa të arrihet marrëveshja me Serbinë

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 23:31
Naim Rashiti

Naim Rashiti nga Klubi për Hulumtim të Politikave në Ballkan ka thënë se SHBA është në kërkim të një modeli rruge që çon në konsolidim të dialogut.

“SHBA do të provojnë që gjithçka të bëjnë me BE-në që ta shtyjnë përpara këtë proces”.

“Porositë për të dy vendet janë të ndryshme; zhvillimet në Kosovë kanë të bëjnë me krijimin e qeverisë së re që do të marrë barrën e proceseve. Tash vërejmë se SHBA është duke e bërë shumë të hapur. Duam apo s’duam të punojmë bashkë, ky do të jetë mesazhi i ri”, ka thënë Rashiti.

“Kurti do ta dëshmojë vetë se a është e mundur, ai ka mundësinë unike që të konsolidojë një agjendë të përbashkët me SHBA duke mos anashkaluar BE-në në këtë proces. SHBA do të provojnë t’ia lehtësojnë punën edhe me BE-në”.

Ai ka thënë në Analiza Zgjedhore se nga Qeveria e kaluar është kuptuar se pa koordinimin e udhëheqësve nuk ndodh asgjë – gjithçka rrënohet, e sidomos pa përfshirjen e postit të Kryeministrit.

“Berlini ishte bërë për Ramush Haradinajn dhe Parisi planifikohej të bëhej për të. Procesi planifikohet që të jetë me bartës Kryeministrin. Kemi një Kryeministër të ri dhe një President që për dy vjet e përfundon mandatin. Kurtit do t’i kërkohet më shumë përgjegjësi sesa Presidentit Thaçi”.

“Kurti dhe LDK do të bëjnë politikë, do ta bëjnë procesin bashkë me aktorë tjerë, jo vetëm për dialogun por edhe për çështje të tjera. Do të mund të ndodhë që t’i ndërrojmë edhe 3-4 Kryeministra dhe Presidentë derisa të arrihet marrëveshja me Serbinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat