Ngjaret e ditës së sotme

Aktuale

Ngjaret e ditës së sotme

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 06:23
Ilustrim

Ngjarjet e datës 5 nëntor 2019

- Bëhen homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në trevjetorin e vdekjes. (Zllatar, ora 9:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Vitisë, për të diskutuar rreth zhvillimit të Garës Nacionale në Sport si dhe Garës Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti I DKA-së në Viti, ora 9:30)  

- Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit organizon protestë për të shprehur paknaqësitë për mospërfshirjen e Fakultetit të Edukimit në konkurs të bursave dhe afati i nëntorit i cili me vendim të Senatit është paraparë që studentët të mbajnë vetëm një provim. (Nisja nga Fakulteti i Edukimit, ora 10:40)

- Demokracia Plus organizon tryezën e diskutimit për të diskutuar të gjeturat nga raporti Roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit në mosefikasitet në prokurim publik. (Orion Conference Center, ora 10:00)

- Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) protestojnë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. (Para objektit të MKRS-së, ora 10:00)

- Mbahet marshi me moton “Një Popull për Drejtësi” që ka gjetur mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, personave publik dhe organizatave politike  (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e vendosjes së gurëthemelit për ndërtimin e objektit të Komunës së Lipjanit. (Oborri i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan mbanë ceremoninë e diplomimit të studentëve. (Palestra e Sporteve "Bshkim Selishta" në Gjilan, ora 13:00)

 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Rahovecit, për të diskutuar rreth zhvillimit të Garës Nacionale në Sport si dhe Garës Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i Komunës në Rahovec, ora 13:30)

- Qeveria në detyrë e Kosovës mban mbledhje lidhur me shqyrtimin e propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, shqyrtimi i raportit të Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore etj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon aksion për dhurim vullnetar të gjakut, në trevjetorin e vdekjes së aktivistit të saj, Astrit Dehari.  (Selia e VV-së në Arbëri, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së minibibliotekës së parë në Lagjen Dardania në Prishtinë. (Parku i vjetër i Lagjes Dardania, ora 15:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat