Vetëvendosja ‘kurban i demarkacionit’, me rrahje përgjakëse, arrestime e vrasje

Aktuale

Vetëvendosja ‘kurban i demarkacionit’, me rrahje përgjakëse, arrestime e vrasje

Nga: H.O. Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 09:51
Ilustrim

Publicisti Idriz Zeqiraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se koalicioni LDK-VV nuk ka alternativë.

“E kemi thënë dhe përsëritur se koalicioni LDK-VV nuk ka alternativë. Dikush ose edhe ndoca nga LDK-ja, e konsiderojnë si sakrificë këtë koalicion, duke pasur parasysh sjelljen e "vrazhdët", kundër qeverisë të koalicionit PDK-LDK. Ralisht, koalicioni në pozitë ka manifestuar sjellje supër të vrazhdëta, prepotencën, mujëshinë, provokacionin masiv, arrogancën, deri në rrugaçëri, mospërfilljen e opozitës, të prirë nga Vetëvendosja, si dhe të popullit të Kosovës dhe shqiptarëve të kudondodhur në botë, në kundërshtinë legjitime, për mbrojtjen tokësore të Kosovës”, thekson Zeqiraj.

Zeqiraj thotë më tutje se provokimet e ish pushtetarëve ndaj poullit me Zajedincën, demarkacionin të Hashim Thacit president, dhe Kadri Veselit kryeparlamentar kanë imponuar ‘vrazhdësinë’ e Vetëvendosjes, si e vetmja në mbrojtje të Republikës së Kosovës.

  “Provokacinet ndaj opozitës dhe popullit, me aprovimin e "Zajednicës", Demarkacionit, Hashimin president, Kadrinë kryeparlamentar, duke qenë në krye të krimeve në Kosovës, kanë imponuar "vrazhdësinë" proporcionale të Vetëvendosjes, duke qenë gjithëherë e vetme në mbrojtjen e Republikës të Kosovës. Edhe ekstremi i hedhjes të gazit lotësjellës, në sallën e Kuvendit, ka përligjie logjike, madje, edhe sikur të ndodhte asfiksimi me fatalitet, i ngulmuesëve të kalimit të demarkacionit. Sepse, dëmi i shkaktuar popullit, Kosovës, tejkalonte vlerën e deputetëve të pavlerë, "aminxhi" të aprovimit të vijës kufitare, sipas demarkimit të palës malazeze”, thekson ai.

Zeqiraj thotë se kjo tregon sakrificën reale të Vetëvendosjes, me rrahje përgjakëse, arrestime, burgosje, dënime, maltretime, deri në mbytje, duke u bërë Kurban të Demarkacionit", si në rastin e Astrit Deharit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat