Gjuriq: Vuçiq i tregoi Palmerit atë që Prishtina nuk kishte bërë

Aktuale

Gjuriq: Vuçiq i tregoi Palmerit atë që Prishtina nuk kishte bërë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 12:31
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq i paraqiti të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer cilat ishin kundërshtimet ndaj sjelljes së Prishtinës, çfarë Prishtina nuk kishte arritur të bëjë vitet e kaluara, dhe ishte detyra e saj.

Ai tha se kishin kaluar 2,387 ditë që kur Prishtina nuk e zbatoi Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe se biseda me Palmerin ishte një mundësi për të pyetur se çfarë kishte bërë bashkësia ndërkombëtare për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat