Duda Balje i vendos kushte Albin Kurtit për ta bërë kryeministër

Aktuale

Duda Balje i vendos kushte Albin Kurtit për ta bërë kryeministër

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 15:00
Duda Balje dhe Albin Kurti

Përfaqësuesja e komunitetit boshnjak në Kosovë, njëherit ish-deputetja Duda Balje, ka treguar kushtet që kanë për ta votuar Qeverinë e re, e cila pritet të udhëhiqet nga lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti.

Balje ka thënë se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore do ta formojnë grupin 6+ të deputetëve, të cilët me një program të tyre do t’i drejtohen Kurtit.

“Ne jemi duke e formuar grupin 6+ të deputetëve. Pas kësaj do të shkojmë tek z.Albin me kërkesa konkrete, përkatësisht propozim për Qeverinë e re”, ka shtuar Balje.

Ajo madje ka bërë të ditur se ky grup i ri i deputetëve ka kandidatin për ministër në Qeverinë e re, ndonëse nuk ka pranuar të zbuloj më shumë detaje në këtë drejtim.

“Ne si 6 + kemi një kandidat për ministër”, ka potencuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat