Mefail Bajqinovci korr sukses të jashtëzakonshëm me Vetëvendosjen, ja sa vota mori - Bota Sot
Mefail Bajqinovci korr sukses të jashtëzakonshëm me Vetëvendosjen, ja sa vota mori

Aktuale

Mefail Bajqinovci korr sukses të jashtëzakonshëm me Vetëvendosjen, ja sa vota mori

Nga: D.RR Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 15:29
Mefail Bajqinovci

Mefail Bajqinovci, që vendosi ta lë profesionin e gazetarisë për t’iu futur politikës, madje për të garuar për herë të parë për deputet, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, shkruan “Bota sot”.

Ai ka arritur të mbledh 14, 453 vota, më shumë se disa kandidatë të cilët më herët ishin deputet dhe kanë qenë aktiv për shumë vite në Vetëvendosje, e këto vota ia sigurojnë Bajqinovcit mandatin e deputetit.

Bajqinovci vazhdimisht gjatë fushatës ka premtuar përmirësim të kushteve për punëtorët e KEK-ut, Policisë, Zjarrfikësve e shumë të tjerëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat