Molliqaj: Drejtësia për Astritin do t`na e lehtësojë dhimbjen

Aktuale

Molliqaj: Drejtësia për Astritin do t`na e lehtësojë dhimbjen

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 17:08
Homazhet

Zyrtari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në tre vjetorin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari ka bërë homazhe tek varri i tij.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se drejtësia për Deharin “do t'na e lehtësojë dhimbjen, porse vuajtja e mungesës së shokut tonë, do t'na përcjellë gjatë gjithë jetës”.

Postimi i plotë:

Asnjëherë nuk do të shërohet dhimbja për humbjen e Astritit. Drejtësia për të do t'na e lehtësojë dhimbjen, porse vuajtja e mungesës së shokut tonë, do t'na përcjellë gjatë gjithë jetës.

#DrejtesiperAstritin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat