Pas debaklit në zgjedhjet e fundit, zhvillime të mëdha në AAK - ja çfarë pritet të ndodhë

Aktuale

Pas debaklit në zgjedhjet e fundit, zhvillime të mëdha në AAK - ja çfarë pritet të ndodhë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 18:39
Ramush Haradinaj

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për medie ka njoftuar se në takimin  që është mbajtur sot, ka vendosur që të fillojë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e saj.

Në njoftim thuhet se kryesia e AAK-së ka formuar grupin punues për plotësimin e Platformës programore të partisë dhe grupin punues për ndryshimet e Statutit të partisë, të cilat do të përfshijnë: mënyrën e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë në sistemin një delegat – një vote.

Në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidatë as për poste.

Të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza.

Në mbledhjen e ardhshme Këshilli Drejtues i AAK-së do të vendosë datën e mbajtjes së Kuvendit të punës i cili do të aprovoj plotësimin e Platformës programore dhe ndryshimit të Statutit të AAK-së, si bazë legale për mbajtjen e zgjedhjeve në parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat