Rugova: Rexhep Qosja po lufton për pak vëmendje

Aktuale

Rugova: Rexhep Qosja po lufton për pak vëmendje

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 21:31
Naser Rugova

Zyrtari i LDK-së, Naser Rugova, i ka reaguar Rexhep Qosjes rreth deklaratës ndaj presidenti historik, Ibrahim Rugova.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Ibrahim Rugova ishte i paprekshëm për së gjalli dhe tash, në amshim, është titan i paarritshëm!”.

Postimi i plotë:

Rexhep Qosja është bërë si disa të humbur që luftojnë për pak vëmendje, prandaj edhe nuk meriton ndonjë reagim më të gjatë se tre paragrafë.

Ibrahim Rugova ishte i paprekshëm për së gjalli dhe tash, në amshim, është titan i paarritshëm!

Ne, pasuesit e tij, do ta vazhdojmë misionin e tij të përafrimit dhe bashkëpunimit për të mirën e vendit.

Akademik,

koalicioni nuk lëkundet, ndryshimi po vjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat