Armend Muja: Ja sa deputetë do të kenë VV-ja, LDK-ja, PDK-ja dhe koalicioni AAK-PSD (Tabela)

Aktuale

Armend Muja: Ja sa deputetë do të kenë VV-ja, LDK-ja, PDK-ja dhe koalicioni AAK-PSD (Tabela)

Nga: N.H Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:08
Krerët e vendit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora, vota këto që fillimisht nuk ishin proceduar për votim në QNR.

Pas këtij njoftimi, edhe analisti Armend Muja ka zbuluar se si do të duket Kuvendi i Kosovës.

Sipas Mujës, VV do të ketë 32 deputetë, LDK 29, PDK 25, ndërsa koalicioni AAK-PSD 14 deputetë.

“Zgjedhjet 2019: Pas numërimit të votave të fundit të diasporës, VV me 32 deputetë, LDK me 29 deputetë, PDK 25 deputetë, AAK-PSD me 14 deputetë”, shkruan Muja në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat