Nisma nis festën – thonë se e kanë kaluar pragun

Aktuale

Nisma nis festën – thonë se e kanë kaluar pragun

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:21
Nisma Socialdemokrate

Nisma ka nisur festën e kalimit të pragut – tash kur janë numëruar krejt votat e ardhura nga diaspora.

Sipas tyre kjo parti ka marrë 5.02.

Postimin ku e bëjnë të ditur këtë lajm, e kanë shpërndarë anëtarët e kësaj partie.

Përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD pjesë e kuvendit të Kosovës.

Ja shkrimi:

Edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Me këtë rast, falënderojmë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat