Bahtiri kishte vënë bast live në emision se VV do të kishte 32 deputetë

Aktuale

Bahtiri kishte vënë bast live në emision se VV do të kishte 32 deputetë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 00:08
Bahtiri dhe Gashi

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka postuar një video në faqen e tij në Facebook ku kishte deklaruar se VV sigurt do të ketë 32 deputetë.

Bahtiri po ashtu kishte thënë se të larguarit nga VV, PSD’ja, më së shumti do të marrin vetëm 2%.

Ai shihet në video duke vënë bast për këtë punë me anëtarin e AAK’së, Dardan Gashit.

“Unë po të garantoj se VV’ja do të marrë 32 deputetë”, kishte thënë Bahtiri.

“Merrem për fjalë e tillë ka me qenë. Ne do të jemi një fuqi e madhe puna e Albinit ka përfunduar”, kishte thënë pastaj Bahtiri.

“Maksimumi që mund të merrni ju është 2%. Edhe po u çmendët”, thotë ai tutje në një emision tjetër.

Ndryshe sot u numëruan votat nga QNR dhe sipas të dhënave deri më tani VV do të ketë pikërisht 32 deputetë në ligjislaturën e ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat