Zyra e Presidentit Thaçi tender për furnizim me lule, ja sa para i kushtoi

Aktuale

Zyra e Presidentit Thaçi tender për furnizim me lule, ja sa para i kushtoi

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 06:04
Hashim Thaçi

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka finalizuar kontratën e radhës në fillim të këtij muaji.

Këtë herë, zyra e presidentit të vendit është furnizuar me lule.

I njëjti tender është kurorëzuar për shumën  4.174,67 euro, derisa ishte paraparë për vlerën 7.000,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik D.P.T “Lulishtja Labi”.

Për të njëjtin tender thuhet se kanë aplikuar gjithësej 3 kompani. Tutje, bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 12 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat